#main{ background-color:white; } -->

Alfabeti i Elbasanit



TIRANE- Arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës. Nuk është vetëm ky lajmi ekskluziv që ka sjellë në Seminarin e 34-të Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe studiuesi ukrainas Aleksandër Novik, por edhe fakti se në ish Perandorinë Ruse është ngulitur një diasporë e madhe shqiptare “fatkeqësiht e panjohur”, siç shkruan ai. Aleksandër Novik e ka titulluar kumtesën e tij “Shqiptarët në Perandorinë Ruse në shekujt e 18-19-të: të dhëna të reja në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike”.
Gjetja e artefakteve të alfabetit të Elbasanit të shekullit të 17-të në ish Perandorinë Ruse është jo pak befasues, sepse zbuluesi i parë i këtij alfabeti J.G. von Hahn ka thënë se “Alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Elbasan dhe Berat, por edhe te tregëtarët në mërgim”. Ndërsa faktiqë ky alfabet është përdorur edhe nga mijëra shqiptarë që kanë jetuar në territoret e Peradorisë Ruse, ka qenë i panjohur. Alfabeti i Elbasanit të shekullit të 17-të është një alfabet i veçantë me 54 shkronja.
Po si u ndodhën mërgatat e shqiptarëve në Rusi pas shekullit të 17-të, cila qe arsyeja e kësaj zhvendosjeje?!
Përmes këtij studimi interesant të Aleksandër Novik, dalin në dritë pjesë të panjohura nga historia dhe kultura shqiptare. Ja si e shpjegon ai përmbledhtas ekzistencën e diasporës së panjohur shqiptare në ish-Perandorinë Ruse, në kumtesën që do ta lexojë sot në seminarin e Prishtinës.
“Çështja e studimit të diasporës shqiptare në Rusi është shumë e rëndësishme dhe është lidhur me aspekte nga më të ndryshmet historike, ekonomike, shoqërore, politike etj.”, shkruan ai, ndërsa argumenton se: “Gjatë shekullit të 20-të janë hulumtuar në nivel mjaft të lartë vendbanimet shqipfolëse në jug të Ukrainës (në rajonin e Odesës dhe Zaporozhjes) – periudha e themelimit të kolonisë së parë Karakurt i përket fillimit të qindvjetorit të 19-të (më saktë vitit 1811).
Në krahasim me këtë periudhë koha e ardhjes së shqiptarëve në shërbim ushtarak rus është shumë më e hershme dhe i përket gjysmës së dytë të shekullit të 18-të. Mund të gjejmë mjaft të dhëna nëpër arkivat shtetërore dhe krahinore lidhur me pranimin e ushtarëve shqiptarë në shërbim të carëve rusë gjatë shekujve të 18–19-të. Fatkeqësisht historia e ardhjes së sasisë së madhe të shqiptarëve në teritorin e Perandorisë Ruse është pothuajse e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse dhe shqiptare, por dhe për shkencëtarët, specialistët në fushat e ndryshme të disiplinave humanitare.” Histoirikisht, Novik e shjegon si më poshtë shpërguljen e shqiptarëve:
“Në vitin 1768 Turqia me përkrahjen e Francës dhe Austrisë fillon luftën kundër Rusisë. Në këto kushte më 1769 perandoresha ruse Katerina II dërgon emisarët e vetë në Pelopones të Greqisë, në Mal të Zi, Shqipëri dhe principatat e Danubit me qëllim që të lidhen kontaktet midis popullsisë së krishterë të këtyre trojeve dhe shtetit rus.
Që nga ajo kohë në trupat ushtarake ruse fillojnë të shërbejnë ushtarët shqiptarë të cilët konsideroheshin si luftëtarë të mirë kundër ushtrisë osmane. Sasia e tyre u zmadhua dukshëm pas marrëveshjes së paqes të vitit 1774 nënshkruar në Kyçyk-Kajnarxhi me kushtet e qeverisë ruse.
Në këto dekadat në teritorin rus fillojnë të vijnë familjet e ushtarëve shqiptarë dhe grekë që në dokumentat e epokës fiksoheshin nga zyrtarët me emërtimin e përbashkët arnautë (pa ndarë në etni). Në këtë kohë nga kolonistët ballkanikë janë themeluar, jo vetëm lagjet dhe rrugët në qytetet e Rusisë së jugut, por edhe fshatrat, vendbanimet, etj.
Kështu në rajonin e Rostovit në Don (qarku i Azovit) (sipas sistemit të ri administrativ) në fund të shekullit të 18-të është themeluar fshati Margaritovo, emri i të cilit është lidhur ngushtë me Margarit Bllazon, një oficer të rangut të lartë, me prejardhjen nga trojet shqiptare.
Ditët tona në fshatin Margaritovo nga arkeologët (Dmitrij Zenjuk, etj.) janë zbuluar artefaktet me mbishkrimet në alfabetin e Elbasanit (sistemi i shkronjave që u përhap në Shqipërinë e Mesme në shekullin e 17-të). Në këtë zonë të detit Azov nuk flitet më shqip, por popullsia ka ruajtur kujtime për arnautët që janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimeve përreth. Në këtë territor ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i San Peterburgut në vitin 2015 ka mbledhur shumë materiale, narativa etj., lidhur me praninë e shiptarëve në shekujt XVIII – XIX


Alfabeti i Elbasanit është shpikur në mes të shekullit 18 të .Ky dokument është quajtur dorëshkrimi ungjëllorë i Elbasanit ose anonimi i Elbasanit i cili ishte krijuar  në kishën e shën Jovan Vladimirit  i publikuar në vitin 1761 dhe tani mundet të gjendet në arkivin kombëtarë të Shqipërisë në Tiranë
PO SI QËNDRON E VËRTETA A GJINDET AUTORI OSE BASHKËAUTOREËT E KËTIJ DORËSHKRIMIM UNGJILLORË
SIGURISHT ASHTU SIKURSE KEMI PËRMENDUR PËR ONUFRIN KJO PERIUDHË E BOTIMIT TË DORËSHKRIMIT UNGJILLORË TË ELBASANIT KA LIDJE ME SHPATIN DHE NJERZIT QË PREGATITI KISHA MANASTIRE E VALËSHIT.E KEMI FJALEN PËR PIKTORIN KOSTANDIN SHPATARAKU ICILI U SHKOLLUA NË VALËSH DHE PIKTUROI KISHËN E SHËN JOVAN VLADIMIRIT PIKËRISHT PAK KOHË MË PARË SE TË  PUBLIKOHET KY ALFABET.UNË MENDOJ SE KOSTANDIN SHPATARAKU DUHET TË KETË QENË BASHKËPUNTORË OSE HARTUES I VETËM I KËTIJ ALFABETI.
PRA  VALËSHI OSE NËNTOKA E SJË KA GJËRA PËRRALLORE HISTORIKE PËR TËRË KOMBIN SHQIPTARË.
PËR TË VËRTETUAR KËTË KEMI SHKËPUTUR NJË PJESË NGA HISTORIANI I SHPATIT FILIP BËRSUFI NGA FILIP BËRDUFI BLLOK
Sipas studjuesit të artit Ylli Drishti:”…Një pjesë e ikonave të ikonostasit duke përfshirë kryqin mbi ikonostas,dyertë e bukura,një baldakin me 15 figura dhe 17 ikona të vogla me skena nga jeta e krishtit dhe e shën Mërisë janë të Kostandin Shpatarakut.Edhe piktura murore e kësaj kishe është pikturuar prej tij më 1754…”
Një kryevepër e piktorit është ikona e shën Joan Vladimirit,ku ai me talentin e tij ka përjetësuar veprën e shenjtit, legjendat rreth tij,periudhën historike dhe personazhet që përkasin asaj periudhe.
Ikona e shën Joan Vladimirit nga K.Shpataraku
Në qendër të ikonës është shën Joan Vladimiri,në dorën e djathtë mban kryqin,kurse në
dorën e majtë mban kokën e tij të prerë.Është rrethuar nga 12 skena në miniaturë,ku fytyrat janë shumë të imta,por piktori ka arritur që të shprehin emocione dhe lëvizje.Këto skena na japin tablo nga legjendat për jetën e shenjtit;kurorëzimi i shenjtit,gjuetija e shenjtit,vjedhja e lipsanit të shenjtit prej francezve etj.”…Në ikonën e shën joan Vladimirit…Kostandini ka pikturue në miniaturë Karl Topinë…përpara një maketi kishe,si ktitor të kishës së shën Joanit.
Më 21 shtator të çdo viti në fshatin Valësh të Shpatit,fisi Oga feston shën Mërinë,në kujtim të birit tyre Kostandin Shpataraku.Aty ku thuhej nga të moshuarit,duke e përcjellë nga brezi në brez,se ishte varri i Kostandinit,është ngritur një faltore e vogël nga vetë banorët,ku shkojnë dhe ndezin qirinj.Gojëdhënat për Kostandinin janë të shumta,disa thonë se është nga Selta,një tjetër nga Pashtreshi,kurse më bindsja se është nga Valshi.Gojëdhëna thotë se kostandini ishte nga fshati Valësh,prej njërit prej fiseve më të vjetra të fshatit,fisit Oga.Fillimisht kjo familje ka banuar në lagjen(sot fshat)Maskarth.Meqenëse kishte probleme me pushtuesit osmanë për çështjen e fesë ortodokse u largua si familje për të humbur gjurmët.U vendos në qendër të fshatit Valësh,aty ku dhe sot njihet toponimi”Mani i Ogës”.


Kostandini ka qenë murg dhe piktor.Ai fillimisht ka pikturuar në kishat e fshatit të vet dhe pastaj në Shjon e kisha të tjera.E kapën dhe i prenë kokën.E vunë në një hu në mes të pazarit.Në atë vend është bërë një kamare dhe u quajt vendi i mirë,ku njerëzit shkonin dhe ndiznin qiri deri vonë.(Ky vend ndodhet afër shkollës së mesme “Onufri” Elbasan).Njerzit e afërt të tij në Valësh,e morën vesh vrasjen e Kostandinit dhe mbrritën në Elbasan.Oga,që e mori kokën e Kostandinit,u ka treguar atëherë valshakëve,se koka e prerë kishte zënë arza dhe ato nuk lejonin të afrohej njeri,por kur u afrua Oga ,ato u larguan.Ai e mori kokën e mblodhi me shami dhe e futi në trastë dhe hipur në kalë mbrriti në Valësh.Për të varrosur kokën e Kostandinit u bënë tre  varre;në njërin prej tyre u varros koka.Kjo u bë që të mos gjëndej varri i vërtetë.
Emri i piktorit të shquar shpatarak është gjetur në një kodik të kishës së shën Kollit në Elbasan që mban datën 31 maj 1759,si dhe në disa akte në arkivin e shtetit ku thuhet se ka pikturuar shumë ikona në kishën e manastirit të shën Joan Vladimirit në Shijon të Elbasanit.
Manastiri i shën Joan Vladimirit, 3 Qershor 2015        Filip  Bёrdufi  














Faqja e internetit Te Sheshi
ka botuar me 22 shtator kete shriminteresant  që vërtëtojnë atë që kemi  thënë se Valëshi
 ka qenë qëndra kulturore kombetare në kohën e 
pushtimit TURK
Lexonije ne orgjinalitet faqen e internetit te sheshi 
Falimenderit ju që na gjeni informacine te tilla


Si u zbulua alfabeti origjinal i “Anonimit të Elbasanit”

alfabeti
Nga Bardha Nergjoni
Dorëshkrimet e para të shqipes me alfabet orgjinal të harruara në arkiva
Dhimitër Shuteriqi: Papa Totasi nga Valshi, alfabeti në Polis, autori mendohet Bogomili
 Robert Elsie: Dorëshkrimi, përkthimi i parë e letërsisë ortodokse shqipe
 Dorëshkrimi me alfabetin e veçantë që u pagëzua me autor “Anonimi i Elbasanit” u dorëzua në arkiva rreth vitit 1949 dhe ndër studiuesit e parë  të tij ka qenë Dhimitër Shuteriqi.
I vetmi ndër emrat e dëshifrueshëm që përmban kapaku i dorëshkrimit dhe që i përshtatet të njëjtës bojë si shkrimi, është ai i Papa Totasit si autor i tekstit. Dorëshkrimi është vendosur në shekullin e XVII dhe mendohet se është produkt i shkrimeve gjatë shekujve të herezive të mëdha ballkanike që u njohën me emrin “Bogomilizmi”.
Ky dorëshkrim është më i vjetër se fjalori i Dhaskal Todrit dhe fakti që e konfirmon këtë gjë, sipas studiuesve është gjuha e përdorur e cila është më e vjetër se ajo e Tod’hrit.129366
Dhimitër Shuteriqi gjurmoi autorësinë e këtij dorëshkrimi duke kërkuar edhe në kodikë, dokumente të vjetra të autorëve elbasanas, etj.
Origjina e dorëshkrimit u zbulua nga Shuteriqi vetëm në vitin 1956 nëpërmjet një marangozi elbasanas në Kala, Ilia Spiro Xhufka. Xhufka ka dëshmuar se dorëshkrimin bashkë me disa libra të vjetër, Losh Papamihali, shok i Kristoforidhit, e kishte blerë një shekull më parë nga një fshatar prej Polisi i quajtur Haxhi Tarushi dhe, sipas Xhufkës, ky dorëshkrim ishte i kohës kur Polisi nuk ishte myslimanizuar ende.
Në rrugëtimin e dorëshkrimit tregon më tej marangozi, kur vdiq Loshi ia besoi dokumentet të nipit, gjykatësit Spiro Xhufka, dhe më vonë një pjesë e tyre përfunduan në duart e Lef Nosit, arkiva e të cilit u sekuestrua dhe u dërgua në arkivën e ish-Institutit të Shkencave. Askush nuk mundi ta deshifronte në atë kohë dorëshkrimin që përmban një fjalor origjinal të Shqipërisë së Mesme.
Kisha e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit
Kisha e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit
 Kush ishte Papa Totasi
Shqipja e dorëshkrimit të “Anonimit të Elbasanit” i çoi studjuesit në jug të Shkumbinit, në kryeqendrën e moçme të Shpatit, Valësh, ku ka rrënjët fisi Tatoshi. Në Valësh qysh më 1906 një mbishkrim i kishës së Shënkollit ruan emrin e një parie të vendit “Kolia Tata” dhe emri “Totë” tregon priftin.
Krahina e Shpatit është vizituar dikur edhe nga Polisi, ku viset Shpata dhe Araniti bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Në të gjithë zonën islamizimi është arritur me vështirësi, ndërsa në Shpat islamizimi u arrit pjesërisht. Pra dorëshkrimi është gjetur në Polis ndërsa prejardhja e Papa Totasit mendohet nga Valëshi i Shpatit.
Çfarë përmban dorëshkrimi
Dorëshkrimi, sipas studiuesit Injac Zamputi ka një shtresë të dialektit toskë dhe kjo është veta e tretë njëjës “është” duke mos dalë në trajtën gege “asht” ose “ashtë”.
Gjithashtu, trajtat e “Anonimit” dhe Todhrit janë krahasuar  dhe ndryshojnë midis tyre megjithëse këto ndryshime konsiderohen të pakta. Nga krahasimi me elbasanasishten jugore del se bëhet fjalë për të folmen kalimtare por të lidhur me elbasanishten.
Në përfundim, Shuteriqi thotë se dorëshkrimi i  “Anonimit” apo Papa Totasit është në një gegërishte të vjetër.  Por, edhe pse është identifikuar Papa Totasi, mendohet se dorëshkrimi është i Theodhor Bogomilit dhe Papa Totasi ishte vetëm pronari i këtij dorëshkrimi. “Bogomil” ka kuptimin e heretikut. Në Polis dhe Mirakë, ekzistonte sekti i quajtur gregorian që njihet si skuta e fundit e heretizmit dhe njihet edhe si kryqendra e Gjergj Aranitit. Dorëshkrimi i “Anonimit të Elbasanit” njihet si i pari dorëshkrim i vjetër në shqip për shqipërinë e mesme dhe me një alfabet krejt origjinal.
Robert Elsie për dorëshkrimin e “Anonimit të Elbasanit”elsiefoto
Dokumentimi i shkrimit të shqipes në Elbasan përmes alfabeteve të veçantë lokalë përfaqësohet nga dorëshkrimi i Anonimit të Elbasanit (Papa Totasit), përfaqësuar nga përkthime të pjesëve të katër ungjijve. I shkruar me një elbasanishte shumë më të vjetër se alfabeti i Dh. Todrit, me një alfabet origjinal që përbëhej nga 40 germa ku si bazë kishte alfabetin glagolitik . Ekzistenca e një dokumenti të tillë dhe përpjekjet për krijimin e alfabeteve të gjuhës shqipe në Elbasan, janë tregues i faktit se shkrimi i shqipes kishte kohë që kishte filluar. Kështu, në dorëshkrimet që i përkasin Divanit të Nezimit gjendet edhe një vjershë e një pashai elbasanas(Sulejman Pashë Elbasani) që i përket gjysmës së dytë të shek. XVIII. Pashai në fjalë mendohet se i përket familjes së Vërlacëve dhe mbante titullin Vezir. Gjithashtu në Elbasan përmenden gjithashtu edhe emrat e disa bejtexhinjve sikurse ishte Ibrahim Pasha në shek. XVIII dhe Faik Duhanxhiu në shek. XIX.
11027985_699614923500225_5315453279911460811_n
Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve, i njohur deri tani thjesht si Anonimi i Elbasanit, është një dorëshkrim i vogël dhe i vetëm që ruhet në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Ky dorëshkrim 10 x 7 cm. me një rëndësi historike përmban 30 fletë në të cilat gjëndet teksti më i herët shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Me përjashtimin e tekstit të shkurtër të Ungjillit të Pashkëve të shekullit pesëmbëdhjetë, Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve është vepra më e vjetër e letërsisë orthodokse shqiptare dhe në të njëtjën kohë përkthimi i parë orthodoks i Biblës. Faqet e përkthimeve biblike në dorëshkrimin elbasanas përmbajnë 6.113 fjalë të shkruara në një alfabet prej 40 gërmash: tridhjetë e pesë gërma të zakonshme dhe pesë gërma të rralla. Me gjithë se disa gërma të kujtojnë alfabetin grek, shumica e gërmave të këtij alfabeti duket të jenë krijime të reja pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë. Alfabeti i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve i përshtatet mirë gjuhës shqipe. Mund të thuhet madje se ai i përshtatet më mirë se alfabeti shqip i sotëm. Me pak përjashtime, alfabeti i Elbasanit përdor një gërmë për çdo fonemë. Ka tre gërma për g (nga të cilat, dy gërma u përdorën vetëm për fjalë të huaja greke), dhe ndryshimi midis r dhe rr dhe midis l dhe ll bëhët me anë të një pike mbi gërmën përkatëse. Një pikë mbi d krijon nd. Në përgjithësi, sistemi grafik i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve është i qartë dhe i mirë-konceptuar nga krijuesi i tij. Në kapakun e Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve  gjëndet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë, emra vetiakë siç duket, të shkruar me një alfabet  i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit. Nuk është i deshifruar akoma, me gjithë se një përpjekje është bërë nga shkencëtari elbasanas Dhimitër Shuteriqi”, shkruan ndër të tjera albanologu gjerman Robert Elsie. /tesheshi.com/


No comments :