#main{ background-color:white; } -->

POEZI

Poezi nga Spiro Skenderi

Unë vijë nga Shpati
dhe Shpatit i përkas
se lindur atje kam
mes malesh,rrëzë arash
Buzë kodrash ,si gjokse 
vajzash të panumërta
afër zajesh grykës,
pranë pllajash të gurta.
Mes natyrës që i ngjan
një vajze të pashtruar
që veç puthjen e poetit 
ka marrë në të shkuar.
Në sofrën e bujanisë
së tijë hëngra unë,
mbi trungun e varfërisë
rashë e fjeta gjumë.
Me medaljen e trimërisë 
së tijë jam veshur
nga vrazhdësi e dimrit 
kam mbetur i heshtur.
Me besën shpatarake 
ushëtoj kudo
dhe s'dua që ta lë
as të më lërë ajo







1 comment :